E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Garë e ethshme mes PS e PD në Dibër e Korçë, opozita e bashkuar ka më shumë vota, por më pak mandate!
Publik News

Garë e ethshme mes PS e PD në Dibër e Korçë, opozita e bashkuar ka më shumë vota, por më pak mandate!

gara

Ndërkohë që janë numëruar më shumë se gjysma e qendrave të votimit në Dibër e Korçë, diferenca mes PS e PD është e ngushtë. 

Partia Demokratike është fare pranë në vota me Partinë Socialiste në Dibër. Epërsia me vetëm 562 vota i jep PS-së momentalisht mandatin e tretë në këtë qark, ndërsa PD ka dy mandate.

DIber

Megjithatë bashkë me LSI-në PD ka një epërsi të ndjeshme mbi PS-në, çka në sistemin e vjetër elektoral me koalicione do t’ia jepte mandatin opozitës. Në total janë numëruar 161 qendra votimi nga 227 gjithësej. Opozita është në një garë të ethshme me mazhorancën për të përmbysur rezultatin në këtë qark.

Në total PS ka 21927 vota, PD ka 21365 vota, ndërsa LSI ka 3250 vota.  E ngushtë duket gara edhe në Korçë, por jo aq sa në Dibër.  Ndërkohë që janë numëruar 247 qendra votimi nga 427 në total, PS ka 6 mandate, ndërsa PD ka 5 të tilla.  Diferenca mes PS dhe PD është 3305 vota. Duhet theksuar që edhe në këtë qark opozita e bashkuar PD-LSI ka më shumë vota në total, çka me sistemin e vjetër të koalicioneve do t’i jepte asaj një mandat mbi PS-në.

Në total PS ka 33337 vota ndërsa PD ka 30032 vota, të ndjekur nga LSI me 5183 vota. Në total në Korçë janë numëruar 247 qendra votimi nga 427 në total.

Korce

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.