E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Garë e nxehtë mes PS dhe LSI për një mandat në Durrës
Publik News

Garë e nxehtë mes PS dhe LSI për një mandat në Durrës

Në disa qarqe të vendit akoma nuk është mbyllur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Durrësi së fundmi është kthyer në vëmendje për shkak të garës që ekziston tashmë mes PS dhe LSI-së për një mandat në kët qytet.

Të dhënat e fundit bëjnë me dije se nga numërimi i deri tanishëm i fletëve të votimit në Durrës, Partia Socialiste ka 7 mandate, 6 mandate PD dhe LSI ka arritur që të sigurojë një mandat deri më tani.

Pas këtij ndryshimi në Durrës vazhdon të kryesojë PS me 49.80% e ndjekur nga PD me 41.56% dhe LSI me 6.52%. Sipas përqindjeve në qarkun e Durrësit PS merr 7 mandate, PD 6 dhe LSI 1. Ndërkohë deri më tani në këto momente në rang kombëtar PS zbret në 72 mandate, PD ka 59, LSI 6 dhe PSD 3 mandate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.