Gati ligji/ Rama dhe Fidel Ylli rikthejnë bastet sportive
Synojnë të grumbullojnë 2 miliardë lekë
Kryeministri Edi Rama ka hapur rrugën për bastet sportive. Edhe pse i mbylli me shumë bujë në vitin 2019, tani i është rikthyer planit. Duke qenë se vendi po përballet me vështirësi ekonomike duket se babloku në bashkëpunim me Fidel Yllin janë hedhur në aksion për të mbushur arkën e shtetit.
Sot, Ministria e Financave ka publikuar projektbuxhetin për vitin 2023 dhe aty është parashikuar hapja e basteve sportive online nga janari i viti që vjen. Sipas draftit, qeveria synon të fitojë 2 miliardë lekë në vit prej tyre. Drafti thekson se paketa ligjore tashmë është gati. “Të ardhurat nga “Takse mbi Lojërat e Fatit” në vitin 2023 vlerësohet të jenë 2 miliardë lekë. Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë”, thuhet në draft.
Po ashtu më tej theksohet se do bëhen ndryshime dhe te paketa fiskale, ku do futen bastet sportive.
“Risia kryesore e kësaj pakete fiskale janë Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, Ligji “Për tatimin e jashtëzakonshëm në sektorin energjitik” si dhe rifutja në legjislacion e basteve sportive online. Njëkohësisht janë paraqitur edhe ndryshime të tjera më pak të rëndësishme në fushën e akcizave, taksave nacionale dhe procedurave tatimore”, theksohet në projektbuxhet.
Duket se Rama i ka “varur në qafë” kumarxhiut Fidel Ylli, hartimin e ligjit të basteve, maskuar pas pozicionit si Kryetar i Komitetit Olimpik, kur ky ligj nuk lidhet me zhvillimin e sporteve, por me ri- fillimin e një biznesi që shfrytëzohet si përfitim nga bosët e bixhozit.
Ylli ishte ai që e hodhi si ide dhe duket se plani tani po ecën, vaj pasi e gjithë paketa ligjore është bërë gati. /Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



