STUDENTËT gati për protesta, disa universitete nuk i binden ministrisë
Dita e parë e vitit akademik pritet të nisë me protesta. Shkak është bërë vendimi i qeverisë për të mos lejuar studentët e pavaksinuar të ulen në auditore, nëse nuk janë të vaksinuar.Sipas vendimit, vetëm studentët e vaksinuar dhe ata që paraqesin një test PCR që vërteton që nuk janë të infektuar, do të lejohen të futen në universitete.
Kjo ka bërë që studentët të organizohen, për të zhvilluar një protestë para kryeministrisë.
Ata shprehen se e drejta e arsimit është një e drejtë kushtetuese, dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie.
Universitetet sfidojnë ministrinë
Në Elbasan, Gjirokastër e Korçë studentëve me ose pa vaksinë u janë hapur dyert e auditoreve.
“Po respektojmë autonominë e universitetit” u shpreh zv/rektori i universitetit të Korçës.
Në këto universitete do të bëhen një vlerësim si do vijohet më tej.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



