E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Gati për Shqipërinë” dhe “Pallati i Ëndrrave”…
Publik News

“Gati për Shqipërinë” dhe “Pallati i Ëndrrave”…

Iva Grillo

 

U kërkon të kontribuojnë për Shqipërinë… por ama ky kontribut duhet të fillojë njëherë me një shfaqje “live”, ku secili të bëjë një paradë të arritjeve personale, të shfaqë “hiret” profesionale e mundësisht të durojë edhe romuze që hidhen në drejtim të tyre vend pa vend.

Thirrjes i jane përgjigjur grupe të rinjsh, të cilët janë vënë në rresht padiskutim me dëshirën për të kontribuar në të mirën e vendit, por mesa duket fare të painteresuar për menyrën sesi po e ofrojnë këtë ndihmë e mbi të gjitha për cilësitë e “partnerit” të cilit po i besojnë ëndrrat e tyre për Shqipërinë.

Shumica fare të rinj, direkt nga shkollimet përkatëse, mustaqe-padirsur përsa i përket eksperiencës në punë, harrojnë se vendi, në këtë moment, më shumë sesa për profesionistë e ekpertë që u duhet të impresionojnë shefin e madh që di fare pak ose aspak nga fushat e tyre, ka nevojë për njerëz me kurajo që nuk pranojnë te përdoren për fasadë por u përmbahen standarteve etike e profesionale të vendeve nga vijnë.

Në fakt ka plot ekspertë Shqipëria…plot… Por për t’u dëgjuar duhet të hedhin vallen e pushtetit.

Mjafton të kujtojmë sa u dëgjuan ekspertët shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë nga Komiteti Teknik e Qeveria Shqiptare gjatë pandemisë, për të kuptuar sa fort i do ekspertët regjimi i Tiranës.
Fatura e këtij injorimi është e hidhur: një humbje njerëzore e ekonomike e paimagjinueshme.

Me respektin më të madh për arritjet e mundin e gjithësecilit, fakti që shkollohemi apo punojmë jashtë, nuk është një pasaportë për të kapërcyer proçedura punësimi apo projektesh, për t’u zgjedhur me gisht si “interesant” direkt nga ekrani apo për “të provuar dorën” në Shqipëri.

Diaspora ka shumë për të kontribuar, ashtu siç ka bërë prej 30 vitesh, por gjithnjë në respekt dhe në krah të qytetarëve që jetojnë përditë me peshën e halleve e padrejtësive të një shteti rrufjan.

Detyra jonë primare si diasporë e njerëz që kanë një lloj lirie, në qoftë se vërtetë duam të ndihmojmë, është t’u qëndrojmë standarteve të vendeve nga vijmë e të mos biem në batakun e fasadave të një politike që e ka për zanat të bërit “teater”.
Përndryshe do të vërtetojmë se jetësa ne botën e lirë mund të na ketë bërë eksperte në biologji molekulare apo teknologji informatike, por nuk na ka mësuar asgjë nga përgjegjësia qytetare.

Rënia nga standartet etike e bashkëpunimi pa kushte me një pushtet abuziv, është vetëm ndihmë që i jepet “Pallatit te ëndrrave” për të vënë në vitrinë ëndrrat e disave prej nesh që jetojmë larg, në kurriz të shkatërrimit të ëndrrave për mbijetesë të familjarëve tanë në atdhe. #unerefuzojfarsenRama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.