E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gati sulmi? SHBA dërgon armatë forcash detare drejt Iranit
Bota

Gati sulmi? SHBA dërgon armatë forcash detare drejt Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se forca të shumta detare amerikane janë nisur drejt Iranit, si pjesë e një mase parandaluese për t’u përgatitur ndaj çdo skenari të mundshëm përballë Teheranit.

Gjatë një bisede me gazetarët në bordin e Air Force One, Trump sqaroi se lëvizja e flotës është ndërmarrë për të garantuar gatishmëri të plotë në rast se situata kërkon ndërhyrje, duke e cilësuar këtë si një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Republikës Islamike.

Presidenti amerikan përsëriti gjithashtu qëndrimet e tij të mëparshme, duke i kërkuar Iranit të mos rifillojë programin bërthamor dhe të ndalë ekzekutimet e personave të arrestuar gjatë protestave masive të fundit kundër regjimit.

“Kemi shumë anije që po lëvizin në atë drejtim, për çdo eventualitet. Do të preferoja që të mos ndodhte asgjë, por situata po monitorohet nga afër”, u shpreh Trump, ndërsa kthehej në Shtetet e Bashkuara pas pjesëmarrjes në konferencën e Davosit në Zvicër.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm që në fillim të këtij muaji, pasi Trump la të kuptohej se SHBA ishte e gatshme të vepronte kundër Iranit. Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkroi se “ndihma është rrugës”, në të njëjtën kohë kur autoritetet iraniane ndërmorën një ofensivë të ashpër për të shtypur valën më të madhe të protestave kundër regjimit në vitet e fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.