E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gaz lotsjellës, ujë me presion dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë
Flash

Gaz lotsjellës, ujë me presion dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë

Tensioni ka arritur kulmin në zonën përreth Kuvendit, ku protesta e qytetarëve është shoqëruar me përplasje të forta mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë perimetrin e sigurisë duke kapërcyer gardhin metalik të vendosur nga policia, ndërsa reagimi i menjëhershëm i uniformave blu ka qenë i ashpër, duke përdorur ujë me presion, spraj me piper dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Pamjet e regjistruara nga terreni krijojnë një atmosferë kaotike, që i ngjan një skenari përleshjesh intensive, ku përplasjet nuk kanë kursyer as përfaqësuesit e mediave, të cilët janë gjendur në mes të ndërhyrjes policore.

Një tjetër episod i rëndë është shënuar gjatë protestës, kur një grua e moshuar është përpjekur të bllokojë aksin e Rrugës së Elbasanit. Ndërhyrja e policisë për ta larguar nga zona ka qenë e menjëhershme, ndërsa sipas pamjeve ajo është tërhequr zvarrë mbi asfalt nga efektivët.

Në një moment të mëhershëm, edhe një vajzë e re është shoqëruar me forcë nga policia pasi tentoi të pengonte qarkullimin në të njëjtën zonë.

Protesta vijon nën masa të forta sigurie, me një prani të shtuar të Policisë së Shtetit dhe forcave speciale, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.