E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta BILD denoncon lobimet e Ramës, lajmi për sulmin ndaj Berishës bëhet viral
Lajme

Gazeta BILD denoncon lobimet e Ramës, lajmi për sulmin ndaj Berishës bëhet viral

Gazeta më e madhe gjermane, BILD, publikoi një shkrim të gazetarit të njohur, Peter Tiede, për sulmin ndaj kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Tiede shkruan se Berisha u sulmua nga një bandit, ndërkohë që Tiranën po e vizitonin liderët e BE-së, mes tyre edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Por gazeta BILD e vë theksin edhe tek pasojat e lobimit të Edi Ramës, që janë denoncuar vazhdimisht nga opozita shqiptare. Sipas Tiede, edhe pse Shqipëria është një narkoshtet nën drejtimin e Ramës, koalicioni i majtë qeverisës kërkon që ai të anëtarësohet në BE.

“Vendi ballkanik konsiderohet një shtet mafioz dhe narko-shtet, dhe dëshiron të anëtarësohet në BE. Sipas koalicionit qeverisës në Gjermani, kjo gjë duhet lejuar,”shkruan gazeta.

Por efektet e lobimit të Ramës janë të shtrira edhe te CDU e djathtë në Gjermani. Tiede shkruan se Rama ka kontakte të ngushta edhe me deputetë të rinj të kësaj partie.

“Berisha e konsideron Ramën përgjegjës, ndër të tjera, për faktin se Shqipëria tashmë konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të trafikut të drogës në Europë. Përveç kësaj, Berisha akuzon Ramën se socialistët blejnë vota në zgjedhje me ndihmën e mafies. Rama, i cili ka kontakte të ngushta edhe me deputetë të rinj të CDU-së në Gjermani, e mohon këtë,” shkruan gazeta.

Bie në sy edhe një fakt, se lajmi për sulmin ndaj Berishës është ndër më të lexuarit në këtë gazetë, e cila ka jo vetëm tirazhin më të madh në print, por edhe numrin më të lartë të lexuesve online.

Pavarësisht se në Gjermani ka zhvillime të bujshme sot, pasi është zbuluar një komplot për grusht shteti, sërish lajmi për Berishën është në listën e më të klikuarve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.