E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta britanike sjell historinë prekëse
Publik News

Gazeta britanike sjell historinë prekëse

Diena Meçaj Karanxhaj, 30 vjeç, u gjet mes rrënojave në Shqipëri me trupin e vajzës së saj, Esiel, përpara se të vdiste vetë tragjikisht gjatë rrugës për në spital

Nga Ana Marjanovic dhe Lila Randall, MIRROR

Një nënë e goditur nga tërmeti në Shqipëri iu lut ekipeve të shpëtimit që ta linin të vdiste në krahët e së bijës, pasi vogëlushja u vra gjithashtu.

Diena Meçaj Karanxhaj, 30 vjeç, u gjet në rrënoja në qytetin e Durrësit në Shqipëri pas shembjes së një godine gjashtëkatëshe gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Raportohet se Diena u gjet me trupin e vajzës së saj të vdekur, Esiel, 9 vjeç, e cila kishte ndërruar jetë 12 orë më parë.

Ajo thuhet se i ishte lutur ekipeve të shpëtimit, duke u thënë: Mos më nxirrni jashtë, dua të vdes në krahët e bijës sime.

Mediat lokale raportojnë se Diena vdiq nga hemorragjia gjatë rrugës për në spital.

Burri i saj, Dorian Karanxhaj vdiq nga një atak kardiak në vitin 2015 dhe ajo ia kishte dedikuar jetën rritjes së vajzës së re e vetme.

Ajo postonte foto të atij me diçiturën: “Dita e baballarëve. Sa do të dija që të ishe këtu me Esielin tonë të dashur, të cilës i mungon kaq shumë”.

“Shumë njerëz thirren ‘baba’, por ti ishe një prej atyre pak që e meritojnë të quhen baba. I mirë, i dashur, i ëmbël, me një zemër të madhe. Do të të dua përgjithmonë”.

Sipas mediave lokale, mamaja dhe e bija do varrosen me fustane nusërie.

Amarda Toska, pronarja e dyqanit, potsoi foto të nënës dhe bijës në llogarinë e saj në Instagram me diçiturën: “Shumë herë kam derdhur lot gëzimi teksa ndjekim vajzat me fustane nusërie. Nuk e mendoja kurrë se do derdhja lot dhimbje si sot për të bukurat Diena dhe Esiel”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.