E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta e famshme italiane, një histori për Alfred Milotin, djalin që ia doli
Uncategorized

Gazeta e famshme italiane, një histori për Alfred Milotin, djalin që ia doli

Gazeta italiane “La Republica” i ka kushtuar një artikull artistit shqiptar Alfred Mirashi, i cili mbërriti në Itali në 6 mars 1991 si refugjat. Këto ditë Miloti i ka dhuruar këtij vendi një vepër arti. Bëhet fjalë për një skulpturë të quajtur “Çelësi i Cervinares”, me një gjatësi prej 20 metrash.

“Sepse një çelës duhet të përdoret një herë e mirë për të hapur dyert dhe zemrat”, shpjegon “Miloti”.

Në veprat e artistit e hasim shpesh çelësin si simbol, të hapjes ndërmjet kulturave dhe sfumimit të kufijve dhe barrierave përmes artit”, shkruan “La Republica”. Cervinara është një provincë e Avelinos në rajonin e Kampanias, që shtrihet mes një fushe të gjelbër dhe maleve të Partenios.

Përpos faktit që është një vepër tejet e realizuar artistikisht, skulptura e “Milotit” pritet të hyjë në librin e rekordeve “Guinness”. Alfred Mirashi, që njihet me emrin e artit si “Milot”, për shkak të qytetit ku ka lindur, në rrethin e Kurbinit, u mirëprit kur ishte vetëm 20 vjeç në provincën italiane.

Këtu nis ngjitja e tij artistike, ku Mirashi doli i pari në Brera, ekspozoi në Maschio Angioino te Napolit, ku familja nga Cervinara e filozofit Bianco edhe djemtë Raffaello e Gjenerali Francesco Bianco e ndihmuan shumë.
Pastaj ai çeli eskpozita në Firence, Romë, Torino, Milano, Venecia e deri në Kinë, duke ngjallur interesin e galerive dhe muzeve më të famshëm në botë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.