Gazeta londineze shkrim të moshuarit nga Kukësi
Prestigjiozja britanike “The Guradian”, i ka kushtuar një shkrim të jashtëzakonshëm një të moshuari nga qyteti i Kukësit, i cili në periudhën e komunizmit ka ndërtuar një qytet nëntokësor poshtë qytetit aktual.
Feti Gjici ishte planifikuesi kryesor i një qytetit nëntokësor në Kukës dhe sot ai synon që ta kthejë këtë vepër që e ka ndërtuar me duart e tij në një destinacion turistik. Ai punoi për ndërtimin e qytetit nëntokësor për gati dy dekada në formën më sekrete të mundshme. Ai kurrë nuk foli për këtë me miqtë e tij ose familjen.
Ai punoi për gati dy dekada për këtë projekt kaq seret duke filluar në fillim të viteve 1970 dhe duke përfunduar vetëm me rrëzimin e regjimit në 1991. Qëllimi i tij ishte të ndërtonte një kopje nëntokësore të Kukësit 30 metra nën qytetin mbitokësor.
“Planet e para, në fillim të viteve 1970, ishin për një seri strehimesh për tu mbrojtur nga bombardimet. Ndërsa në vitet ’80, Gjici shtoi gjithnjë e më shumë tunele dhe dhoma në projektin nëntokësor, duke përfshirë hapësirën për një shtypshkronjë, një spital dhe një furrë buke. Më vonë në këtë projekt u shtuan rrjetet e energjisë elektrike dhe ujit.”, shkruan The Guardian.
Qëllimi i këtij projekti ishte që 10,000 njerëz të ishin në gjendje të jetonin në këtë qytet nëntokësor, për një periudhë prej 6 muajsh.
“Sigurisht, në një kohë lufte, gjërat mund të kalonin me kapacitet të zvogëluar, por ideja ishte të përsërisim të gjithë qytetin nën tokë,” -ka kujtuar 72 vjeçari për “The Guardian”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



