Gazetarët e pysin për arrestimin e Metës: Çështje që i takon drejtësisë
Kryeministri Edi Rama u pyet këtë të mërkurë për arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta, me urdhër të SPAK-ut për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Rama tha se kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë.
Gjithashtu, ai theksoi se nuk do të flasë për çështje politike në gjuhë të huaj, apo në prani të miqve të huaj.
“Asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por edhe për faktin se qysh prej ne e kemi nisur reformën në drejtësi dhe qysh kur prej ajko ka filluar të zbatohet as unë dhe as fdorca që unë udhëheq nuk bëjmë komente për procese të drejtësisë. Kur përmbyllen çështjet, mbase në ndonjë rast, ia vlen të bësh koment, sikundër mund të jenë ata katastrofike, siç është shpifja. Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon vetëm drejtësisë”, nënvizoi kreu i qeverisë./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



