E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarët flasin për biznesmenin italian dhe  partnerin muzikant të Egla Cenos
Lajme

Gazetarët flasin për biznesmenin italian dhe partnerin muzikant të Egla Cenos

Jeta private e aktores Egla Ceno është e rrethuar me shumë kuriozitet, për shkak se vetë ajo është prezantuar si single, dhe më pas ka thënë që një burrë e pret jashtë shtëpisë. Deklarata e saj që ka një burrë që e pret jashtë, i ka habitur të gjithë, pasi në 90 ditë qëndrim brenda shtëpisë së BBV ajo është treguar shumë hermetike dhe nuk ka treguar për jetën e saj private.

Ronaldo Sharka ka zbuluar se e njeh partnerin e Eglës dhe se merret me muzikë.

Neada Muçaj: Për t’iu rikthyer debatit Egla-Jetmir, edhe Egla është prekur, ka qarë. Thotë jam lodhur, nuk mbaj dot më. Mos i mungon dikush nga jashtë?

Bledi Salaj: Kam burrë tha.

Neada Muçaj: Kam një marrëdhënie jashtë por nuk flas për të.

Ronaldo Sharka: Unë e njoh atë.

Bledi Salaj: Paska domethënë?

Ronaldo Sharka: Po ka një partner. Nuk do them emra se është e drejta e tyre ta bëjnë publike apo jo. Është artist, merret me muzikë. I lezetshëm, është interesant.

Nga ana tjetër, gjatë ditës së djeshme, një tjetër informacion u dha për jetën private të Eglës, dhe për raportin e gjatë që ajo ka pasur në të kaluarën me një biznesmen italian. Ka qenë gazetarja e Fiks Fare, Paloma, ajo që ka zbuluar raportin që Egla ka pasur me një shtetas italian.

Gazetarja tha se Egla për disa vite ka qenë e martuar në shqipëri me një shtetas Italian, por çifti janë ndarë dhe konkurrentja gëzon gjysmën e pasurisë së tij.

Gazetarja: Egla na ka befasuar.

Paloma: Me burrat e saj?

Gazetarja: Me burrat? Për njërin është shprehur dhe ka thënë se “kam një dashuri shumë të madhe jashtë”. Është treguar shumë diskrete dhe ka dhënë shumë pak informacione në lidhje me jetën e saj private.

Paloma: Kur Egla flet për dashurinë e saj të madhe jashtë, dikur i thoshte Ilnisës, “dashuria të zbukuron, të zbut, të bën tjetër njeri”, ndërkohë që Egla është mishërimi i fjalëve që e kanë tejkaluar masën. Kështu që një njeri i dashuruar, me një dashuri kaq të madhe jashtë nuk do ishte kaq egërsirë, ku kohët e fundit ka filluar ta tejkalojë aty ku nuk mban më.

Gazetarja: Të flasim për dashurinë e saj të madhe.

Paloma: Ajo figuron të jetë e martuar në Shqipëri. Unë di që ka patur një lidhje me një italian të cilët janë ndarë. Ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit, kanë pasur një biznes së bashku, ndoshta e kanë hapur së bashku, ose e ka hapur ai dhe ajo përfiton nga martesa etj me radhë. Kështu që i ka disa burime të ardhurash, por për dashurinë e madhe të këtij shqiptari ende nuk po… Unë di që ka bashkëjetuar me italianin shumë vite bashkë, janë martuar, ka përfunduar martesa dhe Egla gëzon gjysmën e kësaj pasurisë. Lidhjen me shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani vonë, por siç e the ti është diskrete

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.