E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarëve u hapen “dyert” në Komisionet Parlamentare me kusht që tē jenë të vaksinuar ose me test PCR
Publik News

Gazetarëve u hapen “dyert” në Komisionet Parlamentare me kusht që tē jenë të vaksinuar ose me test PCR

 

Në një njoftim të Kuvendit thuhet se gazetarët dhe kameramanët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Të nderuar kolegë,

Siç jeni informuar, Konferenca e Kryetarëve miratoi vendimin për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të përhershme të Kuvendit me prezencë fizike, duke respektuar distancimin fizik dhe masat e tjera mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Ju lutem, mbani parasysh që, në respekt të këtij vendimi,  gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin  mbledhjet e komisioneve parlamentare fizikisht, duhet të paraqesin çertifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes.

Çertifikata ose testi  do t’i dorëzohen punonjësit të sektorit të medias në hyrje .Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për cdo nevojë pêr mbêshtetje apo sqarim.

Faleminderit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.