Gazetari Alfred Lela flet pas shoqërimit: Kur e mora vesh që ishte shembur Teatri i hipa biçikletës dhe
Gazetari Alfred Lela ka folur pas shoqërimit në polici pas ndodhej përpara Teatrit Kombëtar në momentin që po shembej.
Gazetari u shpreh se kjo është një dramë me policë dhe ngjarja e madhe nuk është shoqërimi i tij por shembja e Teatrit.
Ai tha se në momentin që mori vesh se fadromat kishin shkuar për të shembur Teatrin mori biçikletën dhe u nis drejt godinës.
Ndërsa rrëfeu momentin kur një grua u shoqërua pasi pyeti policët se përse po e bënin këtë kur kryeministri iu ka quajtur barkderra.
“Realitivisht mirë sa mund të jesh mirë në mes të një drame me polici. Kam përshtypjen që nuk është kjo ngjarja e madhe ajo që më ndodhi mua. Ngjarja është shembja e Teatrit Kombëtar. Ishte po aq e padrejtë sa shoqërimi im, i artistëve dhe kolegëve gazetarë. Kur e mora vesh që ishte shembur Teatri, i hipa biçikletës dhe thashë të shkoj të shoh çfarë po ndodh me atë që është një moment historik që është shembja e një monumenti kulture. Isha aty me syrin e lirë të reporterit pa qenë aty si aktivist. Ishte një grua, e cila po komunikonte me një prej policëve ku fillon rruga mes Ministrisë së Brendshme dhe në mënyrë të sjellshme i pyeti se pse e bëni këtë, duke i thënë që kryeministri u ka thënë barkderra. Në këtë moment, vijnë një grup policësh dhe më pas rreth 5 police femra e shoqërojnë,”- tha ai Lela për News 24.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



