E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Artan Hoxha : Cuku  është ekzekutuar nga vrasës me pagesë
Lajme

Gazetari Artan Hoxha : Cuku është ekzekutuar nga vrasës me pagesë

Gazetari Artan Hoxha : Cuku  është ekzekutuar nga vrasës me pagesë ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë të shtunë, ku u ekzekutua ish-kryepolicit Artan Cuku.

Sipas tij, ai është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, pasi mënyra që kanë vepruar autorët është perfekte dhe e sprovuar.

“Fakti që e kanë goditur shumë pranë banesës do te thotë se e kanë studiuar me vëmendje lëvizjet e tij.

Mjeti që kanë përdorur dhe arma dëshmon që atentati ka qenë i përgatitur mirë dhe plumbat që kanë goditur në organet jetësore dëshmojmë që kemi të bëjmë me një qitës që s’ka qëlluar për herë të pare, por është i sprovuar.

Autori që e ka marrë përsipër për të kryer një atentat dhe për fat të keq e ka arritur qëllimin, është larguar dhe s’ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Hyrjet dhe daljet e kryeqytetit janë të mbyllura”, tha Artan Hoxha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.