Gazetari e thotë troç: E kalon dot Rama oqeanin?
Gazetari Klodian Tomorri ka hedhur sot një pyetje që ka ndezur sërish debatin politik: “A mund ta kalojë Rama oqeanin për të shkuar në SHBA?”
Në një reagim të shkurtër në Facebook, Tomorri ngre dyshime mbi mundësinë e kryeministrit Edi Rama për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, një çështje që prej kohësh përflitet në qarqet politike dhe mediatike. Sipas tij, fakti që kryeministri ka kohë që nuk ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashington, në një moment kur marrëdhëniet me aleatin kryesor duhej të ishin më dinamike se kurrë, ngre pikëpyetje serioze.
Gazetari sjell ndër mend edhe një episod të vjetër të politikës shqiptare, duke sugjeruar se tashmë është radha që Berisha t’i rikthejë Ramës pyetjen që dikur ky i fundit ia drejtoi atij: “Po ti, Edvin, a e kapërcen dot oqeanin?”
Në mbyllje, Tomorri përdor një shprehje popullore – “Kjo punë është portokalle” – si nënkuptim se situata mund të jetë më e koklavitur sesa duket.
Ky koment i tij vjen në një periudhë tensioni të shtuar politik, ku raportet mes drejtuesve të shtetit dhe Uashingtonit janë kthyer në një nga temat më të diskutuara në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



