Gazetari: Gardiani nga Shkodra infektoi të dënuarit në burgun e Reçit
Në burgun e Reçit dyshohet se janë infektuar me Covid 19 disa të dënuar.
Gazetari Elton Qyno bën me dije se infeksionin e ka përhapur një gardian nga Shkodra që punon në burgun e Reçit, i cili e ka shpërndarë tek të burgosurit.
“Në burgun e Reçit një gardian nga Shkodra dyshohet se ka infektuar të dënuarit. Në Reç është burgu më i madh në veri. Burgu i Shënkollit u dëmtua nga tërmeti dhe të dënuarit dhe u dërguan në Reç dhe problem janë hapësirat.
Deri tani nuk ka pasur viktima fatmirësisht, por nuk po arrihet të menaxhohet për shkak të mungesës së ambienteve. Te 313-ta qelitë e përcaktuara për izolimin nga “41 bis’- u kthyen në dhoma spitalore, ndërkohë që ishin me destinacion tjetër. Disa nga të prekurit janë transferuar në spitalin e burgut”, tha gazetari Elton Qyno ne report tv.
Nga ana tjetër institucionet e kanë mohuar të ketë të infektuar në burg. Kujtojmë se në burgun 313 në Tiranë janë raportuar 19 të infektuar, ndërsa 2 raste të tjera janë konfirmuar tek 302-shi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



