E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Hoxha: Politikanët nuk mund të fshihen kështu, nëse gjenden në borderotë e Vis Martinajt
Lajme

Gazetari Hoxha: Politikanët nuk mund të fshihen kështu, nëse gjenden në borderotë e Vis Martinajt

Duke komentuar zhdukjen prej disa ditësh të Ervis Martinajt, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se kundërshtarët e tij më të mëdhenj ishin njerëzit me të cilët ai kishte bërë biznes.

Hoxha ngriti dyshime të forta se një strukturë e përbërë nga disa grupe kriminale që ishin armiq të Martinajt, mund të jetë bërë bashkë për ta eleminuar atë.

Gazetari gjithashtu u shrpeh se ngjarja duhet të hetohet dhe të zbardhet në tërësinë e saj, pasi nuk përjashtohet mundësia që sipas tij, një ditë në borderotë e Martinajt të dalin edhe emra politikanësh.

“Kundërshtarët më të mëdhenj të tij, ishin ortakët dhe aleatët në bizneset e tij. Njerëzit me të cilët u bë i pasur dhe i bëri të pasur janë kundërshtarët e tij më të mëdhenj. Politikanët nuk mund të fshihen kështu, nëse një ditë do të gjenden në një nga borderotë e Visit, nuk mund të fshihet kështu. Duhet të ketë një hetim serioz, se nëse do ta lëmë kështu kjo struktura e re që unë sapo thashë do të ishte një monstër më e rrezikshme se kjo që sapo nxorri nga qarkullimi”, deklaroi Hoxha në Abc News.

Gazetari Artan Hoxha ngre dyshime të forta se njeriu më i kërkuar i botës së krimit në Shqipëri, Ervis Martinaj mund të jetë ekzekutuar nga një strukturë e ngjashme me atë të “Los Pepes” në Kolumbi.

Los Pepes ishte një organizatë ku u bënë bashkë të gjithë armiqtë për të ekzekutuar bosin kolumbian të drogës Pablo Eskobar.

Sipas Hoxhës, disa grupe të rrezikshme janë bërë bashkë për “ta nxjerrë nga qarkullimi” Martinajn.

“Kemi vetëm një polic të arrestuar, dhe familjarët duan të dinë se çfarë ka ndodhur me njeriun e tyre. Kjo strukturë  e re është bërë kundër Ervis Martinajt dhe është bërë më e frikshme. Duke mos patur mundësi që të përballeshin direkt me Martinanjn, ata vendosën që të gjenin një zgjidhje tjetër, nxjerrja nga qarkullimi.

Kjo strukturë si “Los Pepes” tashmë rrezikon të bëhet edhe më e rrezikshme se ai. Kemi një predator i ri që ka hyrë në xhungël”, tha ndër të tjera gazetari Hoxha në ABC News.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.