E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari i CNN zbulon bisedat sekrete të Trump: Merkelin e quajti ‘budallaçkë’
Publik News

Gazetari i CNN zbulon bisedat sekrete të Trump: Merkelin e quajti ‘budallaçkë’

 

Gazetari i CNN, Carl Bernstein, ka publikuar një shkrim me disa akuza të rënda që bien mbi presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Në shkrimin e tij thuhet se ka siguruar disa biseda të Trump, me disa nga liderët botëror.

Gazetari në shkrim thotë se presidenti ka ofenduar liderët si ish-kryeministren britanike Theresa May duke thënë se ajo është një ‘budallaçkë’, dhe se kishte një mendim të palëkundër për Brexitin, për politikën dhe imigracionin.

Sakaq, thuhet se Trump ka quajtur gjithashtu ‘budallaçkë’ edhe kancelaren gjermane Angela Merkel, duke e akuzuar e ajo ishte në anën e rusëve.

Gazetari rrëfen se kancelarja e ka marrë si shkaka dhe jo ofendim fjalët e Trumpit.

Në këto biseda, raportohet se Trump ka veç lëvdata për Vladimir Putin dhe madje edhe i serviloset këtij të fundit.

Trump ka ‘ngacmuar’ drejtuesit e tjerë, siç janë Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri Kanadez, Justin Trudeau.

Në shkrim Carl Bernstein thotë se Trump dëgjon vetëm të bijën, Ivanka Trump dhe burrin e saj, këta janë personat e vetëm që presidenti iu bindet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.