E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari i njohur Adriatik Kelmendi:  Bojkotojeni Durrësin e Vangjush Dakos ka qëlluar një kryetar trupeshk
Lajme

Gazetari i njohur Adriatik Kelmendi: Bojkotojeni Durrësin e Vangjush Dakos ka qëlluar një kryetar trupeshk

Gazetari i njohur kosovar Adriatik Kelmendi, i ka bërë thirrje pushuesve nga Kosova që të bojkotojnë qytetin e Durrësit.

Shkak për këtë thirrje, është bërë një vendim i kryebashkiakut Vangjush Dako i cili ka pezulluar autobusët e ardhur nga Kosova të futen në qytet për shkak të trakut që shkaktojnë duke paralizuar qarkullimin.

Ja çfarë shkruan Adriatik Kelmendi:

Logjika idiote e këtij kryetarit të Durrësit:

Turistë nga Kosova ka shumë për këtë arsye autobusët nga Kosova duhet të mos lejohen në rrugën afër plazhit, kurse turistë të tjerë ka pak, për këtë arsye të gjithë autobusët me targa jokosovare do të lejohen!

Le t’i tregojë dikush këtij hajgarexhiu se ky vendim përveç se është diskriminim “racist” është edhe absurditet ekonomik.

Derisa të kthjellet ky farë kryetari, kosovarët mund t’i zgjedhin vendet e tjera nëpër bregdetin e Shqipërisë dhe t’ia bojkotojnë e lejnë krejtësisht Durrësin atij për vete, e ai mund të kënaqet me pakicën – “turistët e huaj”.

S’ka pse turistët nga Kosova t’ia marrin inat gjithë bregdetit të Shqipërisë për shkak se në krye të Durrësit paska qëlluar një kryetar trupeshk (po i përshtatet kjo “trupeshk” meqë po flasim për det)!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.