E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari ish-nxënës i mësuese Sonelës prek rrjetin: Unë do harroj dhe pas karantinës do e telefonoj…
Publik News

Gazetari ish-nxënës i mësuese Sonelës prek rrjetin: Unë do harroj dhe pas karantinës do e telefonoj…

Tiranë- Ndahet nga jeta mësuese Sonila Totraku e cila pak kohë më parë u kthye në burim force e frymëzimi për këdo pasi, pavarësisht betejës 10-vjeçare me kancerin e gjirit, kishte dëshirën për të jetuar dhe dukej sikur ia kishte dalë më në fund.

Ndërkaq, një nga ish-nxënësit e saj, sot gazetar, Andi Vrapi, ka prekur mbarë rrjetin me një dedikim të ndjerë për këtë mësuese e cila mesa duket ishte më shumë se sa kaq për ata që e njohën dhe i ndenjën pranë.

“Unë do harroj dhe pas kësaj karantine do e telefonoj për të pirë kafen e rradhës dhe për të bërë bisedën e mbetur përgjysmë… por këtë herë, ndryshe nga hera e fundit, telefoni nuk do të hapet, se nuk do jetë askush në anën tjetër! E une do ta ulem vetëm këtë here! Nuk e di c’do them a c’do mendoj”, shkruan Andi Vrapi.

POSTIMI I PLOTË:

Une nuk jam asnjehere i mire ne keto raste, as ne gezime e as ne hidherime… Ne fillim, nuk kam qene as i mire ne ate c’ka jam sot shume i mire. Por ky njeri me dha force te jem shume i mire sot. Me tregoi se, perpos te gjithave, une mund te jem ne c’ka dua te jem, mund te jem i mire ne c’ka jam sot shume i mire.

Ndonese, vitet e mia te adoleshences dhe te rritjes nuk kane qene aspak fushe me lule, as te bukura shume, une mesova gjithcka di; mesova te jem i mire, te jem i dashur, te vleresoj c’ka kam e cfare jam e cfare mund te jem ne saje te ndihmes qe ky njeri me dha! E per kete, i kam qene gjithmone mirenjohes e do i jem gjithnje. Largimi nga kjo bote i njerezve qe duam do jete nje e vertete qe do e pranojme shume vone ose do e pranojme me shume veshtiresi, por ne fund do jete nje e vertete e hidhur qe do e pranojme se s’ben. Por kujtimet dhe ato qe lene pas do jene pasuria qe ata na lene pas.

Cdo fjale e mire, cdo varg i rimuar, cdo rresht i shkruar bukur do jete kujtimi me i mire qe zysha ime e letersise, e me pas nje nga miket e mia qe ndaja momentet e mia te suksesit dhe disfates, le pas!

Une do harroj dhe pas kesaj karantine do e telefonoj per te pire kafen e rradhes dhe per te bere biseden e mbetur pergjysme… por kete here, ndryshe nga hera e fundit, telefoni nuk do te hapet, se nuk do jete askush ne anen tjeter! E une do ta ulem vetem kete here! Nuk e di c’do them a c’do mendoj.

Ndoshta do mendoj heren qe mora lajmin se kisha marre noten maksimale ne provimin e lirimit te letersi. Ose do mendoj heren qe dola per here te pare ne ekran dhe mora mesazhin e urimit te zysh Soneles. Por nuk jam i sigurte c’do mendoj. Ama, e di si do ndihem… do jem me i trishtuar se poezite e Driteroit a Migjenit, qe zysha e kishte te preferuarin e saj! Koha e urise se Migjenit na u zevendesua me pandemine e koronavirusit e nuk mundem as t’i jepnim lamtumiren sic duhej e sic e meritonte!!!!! @erjonarusi dhe @alban.musa paskesh qene e shkruar qe ky te jete kujtimi yne i fundit sebashku, keshtu faleminderit!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.