E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari italian jep detaje të reja: Kanë gjetur benzinë në çarçaf, donte t’i vinte flakën
Lajme

Gazetari italian jep detaje të reja: Kanë gjetur benzinë në çarçaf, donte t’i vinte flakën

Një ngjarje e rëndë në Itali ka tronditur opinionin publik, ku polaku Mirko Tonkov, bashkëshorti i një gruaje shqiptare ka vrarë djalin 10-vjecar. Detajet janë zbuluar nga mediat italiane, të cilat kanë hedhur dritë mbi krimin e rëndë, duke thënë se autori ishte i infektuar me Covid dhe  u arratis nga spitali, për të vrarë më pas djalin e tij të mitur.

Ditën e sotme ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, gazetari italian Erminio Ciofi, i cili është marrë me këtë ngjarje të rëndë.

1

Intervista:

Çfarë është gjetur deri tani nga autoritetet për këtë vrasje?

Situata është kështu, hetuesit ta kanë qenë në apartamentin ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë gjetur benzinë në çarçaf. Nuk ka qenë vetëm të vrasë të voglin, por të djegë edhe shtëpinë. Mirko është gjetur në gjendje të keqe psikologjike, ai ka qenë i dehur. Ai i kishte lidhur duart dhe mbyllur gojën djalit.

Çfarë e ka shtyrë të bëjë një gjë të tillë?

Dhuna ka nisur që kur Mariola ishte shtatzënë me djalin, 10 vite më parë. Sipas saj, e ka gjuajtur me shkelma në bark, por edhe pasi ka lindur djali ai ka vazhduar me dhunën.

Ka pasur një dënim ai? Ka qenë në burg?

Fatkeqësisht jo. Ne në Itali kemi që nga 2019, Kodin e Kuq për gratë e dhunuara që të ketë sa më shpejt dënime për personat e tillë, por nuk ka funksionuar siç duhet.

Mariola ka shkuar ndonjëherë në polici për ta denoncuar?

Po, para pak muajsh është bërë akuza e parë për burrin e saj. Dhe si pasojë është marrë vendimi që babai të rrinte larg djalit si dhe bashkëshortes së tij.

2

Ka dhunuar më parë djalin?

Deri tani nuk ka asnjë episod për dhunë ndaj djalit, as nga akuzat e gruas nuk ka gjë të tillë. Denoncimi ka qenë vetëm për dhunë ndaj gruas.

Kur e ka takuar djalin për herë të fundit, para se ta vriste?

Kjo ende nuk dihet. Dy muaj më parë ai ka kërcënuar gruan duke i thënë se do të vij, e do të vras e do të vë flakën.

Mjekët e tij kanë dhënë ndonjë informacion për probleme psikologjike, në ditët që ka qenë i shtuar në spital?

Ka qenë i shtuar në spital për Covid, aty ku ka vetëm pacient me Covid. E duke qenë shumë pacientë, nuk është se ka pasur një vëmendje të tillë. E kur ka dalë pasi është shëruar, ka bërë një krim të tillë.

Pse vrau djalin? Ka pasur dyshime se djali nuk është i tij?

Të gjithë duan të kuptojnë këtë. Duke qenë se dhuna ka nisur që kur u mor vesh lajmi i shtatzënisë, ndoshta ai nuk e ka dashur këtë fëmijë dhe mund të ketë pasur dyshime se nuk është i ati. / Shqip

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.