Gazetari Laze : Banka e Shqipërisë, bashkëpunëtore në skandalin e mikrokredive
Gazetari investigativ, Elio Laze, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për institucionet e mikrokredive, të cilat janë duke zhvatur qytetarët, në rastet kur ata nuk janë të rregullt në pagesat e kësteve të këtyre mikrokredive.
Laze theksoi se Shqipëria është më keq se Bangladeshi, në kuadrin e këtyre institucioneve të mikrokredive, dhe se në vendin tonë kjo është një histori miliardëshe.
‘Këto institucionet e mikrokredive, sot që flasim, kanë në portofolet e tyre jo 100 mijë klientë, por 100 mijë debitorë. 100 mijë persona me probleme që sot po i sekuestrojnë, jo vetëm ato 500 mijë lekëshat e pagës, e bukës së gojës, e ilaçeve, por po i sekuestrojnë pronat shtëpitë e tyre, për disa borxhe, për disa bishta prapambetje të viteve 2007, 2008, 2009’, u shpreh gazetari.
Gjithashtu gazetari u akuzoi Bankën e Shqipërisë, se prej vitesh është bërë bashkëpunëtor në këtë skemë.
Laze: Shqipëria është më keq se Bangladeshi dhe në këtë kuadër edhe kjo pjesa e mikrokredive kështu do të shkonte. The që do flasim për këta që duan të na marrin dhe 500 mijë lekshat e xhepave, ne as që do të ishim mbledhur e as do të ishim duke diskutuar. Këtu flitet një histori miliardëshe.
Këto institucionet e mikrokredive sot që flasim kanë në portofolet e tyre 100 mijë jo klientë por 100 mijë debitorë. 100 mijë persona me probleme që sot po i sekustrojnë, jo vetëm ato 500 mijë lekshat e pagës, e bukës së gojës, e ilaçeve, por po i sekuestrojnë pronat shtëpitë e tyre, për disa borxhe, për disa bishta prapambetje të viteve 2007, 2008, 2009, dhe sot kanë arritur në marin dhe të shesin jo vetëm në Tiranë, bashkë me përmbarues të ndryshëm, por edhe në qytete të ndryshme, rreth 1000 prona të paluajtshme.
Pra për borxhe 1 milion, 2 milionë lekë të vjetra, deri në 6 milionë lekë të vjetra, njerëzve i janë shitur 1000 prona, dhe letrat e njërës prej tyre i kam unë këtu. Për një borxh rreth 11 milionë lekë të vjetra, personit i kanë në nxjerrë në shitje shtëpinë dhe kjo është pjesa më e rëndë që e bën një plag sociale këtë histori.
Banka e Shqipërisë, ka një rol rregullator, por në të vërtetë prej vitesh Banka e Shqipërisë është bërë bashkëpunëtore në këtë skemë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



