E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari: Një ish-ministër ka 2 milionë euro pasuri dhe 5 shtëpia
Lajme

Gazetari: Një ish-ministër ka 2 milionë euro pasuri dhe 5 shtëpia

 

Gazetari Ilir Yzeiri u shpreh në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, se lufta ndaj krimit nga Task Forca e posaçme në përbërje të të cilët do jenë edhe ekspertë të FBI, duke gjurmuar pasuritë.

Yzeiri shkoi edhe më tej duke theksuar se në Shqipëri një ish-ministër i Financave disponon 2 milionë euro pasuri dhe 5 apartamente. “Një ish-ministër Finance zotëron 5 apartamente dhe 2 milionë euro pasuri. Si i bëri këto ky? Ky duhet hetuar”, u shpreh Yzeiri, i cili nuk përmendi emër se për ministër bëhet fjalë.

Task-Forca kundër krimit ka nisur punën duke shfletuar dosjet e para të grupeve kriminale, ndërsa goditja ndaj këtyre segmenteve pritet të nisë në muajin janar 2018. Në fokus do jenë edhe pasuritë e pajustifikuara të zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilat do sekuestrohen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.