Gazetari paralajmëron arrestimin e Ilir Metës
Gazetari Elton Qyno ka paralajmëruar se goditja e radhës nga SPAK do të jetë për Ilir Metën.
Me një postim në rrjetin e tij social, Elton Qyno shkruan se gjithçka është gati për t’ju vendosur një masë sigurie nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe për kreun e Partisë së Lirisë.
Madje lajmëron se për të ka ardhur edhe një letërporosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në fillim u kërkua arrestimi i Ahmetaj. Pastaj u kërkua arrestimi për ca pronarë të Sterilizimit, por që u la jashtë mjeshtri i sterilit Ilir Beqaj. Të gjithë e dinin që radhën tashmë e kishte dhëndri, Jamarbër Malltezi. SPAK nuk gaboi në parashikim. Tani radha e parashikimit është tek Ilir Meta. Do ketë masë sigurimi edhe për Ilirin. Letërporosia ka ardhur nga SHBA, duhet vetëm Sotir Kllapi të lëvizë,”-shkruan Qyno.
Prokurori i SPAK-ut që përmend gazetari, Sotir Kllapi ka në duar një nga dosjet më të ‘nxehta’ dhe të bujshme në tre dekadat e fundit, dhe rrjedhimisht fatin politik dhe juridik të Ilir Metës, një nga katër politikanët që ka dominuar politikën gjatë pluralizmit në Shqipëri.
Pretendohet se janë zbuluar kontrata lobimi në SHBA me vlerë qindra mijëra USD nga Ilir Meta dhe LSI-ja në 2017, para të cilat janë fshehur, duke mos u deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKP.
Mbetet për t’u parë se çfarë zgjidhje do t’i japë dosjes së Ilir Metës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



