E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Rakipllari : Tani Durrësin e drejton Vangjush Dako. Po fsheh gjurmët e veta…
Publik News

Gazetari Rakipllari : Tani Durrësin e drejton Vangjush Dako. Po fsheh gjurmët e veta…

Të gjithë kërkojnë përgjegjësit, sa i përket mënyrës së ndërtimit, ku qindra pallate dhe shtëpi u dëmtuan nga tërmeti.

Gazetari Robert Rakipllari, i ftuar në “Opinion”, hodhi akuza të forta ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit,

Sipas tij, Valbona Sako dha dorëheqjen pasi ishte kundër shembjes së pallateve pa u marrë prova në to, ndërsa theksoi se tani Durrësin e drejton Vangjush Dako.

“Një shenjë e keqe që unë mendoj se nuk do ketë arrestime dhe përgjegjësi penale, por propagandë. Sipas informacioneve që unë kam, nuk jam i sigurt 100%, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, dha dorëheqjen sepse ajo kërkoi që këto pallate të mos shembeshin po të shkonte Prokuroria dhe më pas të bëhej ajo gjë. Përkundrazi ajo u largua, dhe tani bashkinë e ka marrë Vangjush Dako, duhet të themi të vërtetën. E ka marrë ai sepse nënkryetari i bashkisë që sot qeverisë bashkinë e Durrësit, është një njeri i emëruar nga Dako dhe praktikisht bashkinë e Durrësit e qeverisë Dako. Ai ka shkuar atje dhe po fsheh gjurmët e veta se ka 12 vite në këtë histori dhe është kompani betoni ka dhënë leje etj. Ne shohim që jo vetëm që prokuroritë shqiptare nuk kanë hetuar korrupsionin, por në këto moment nuk e di sa fuqi ka që të hetoj korrupsionin e qeverisë aktuale”, u shpreh Rakipllari në “Opinion”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.