E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari reagon ndaj qëndrimit të ambasadorëve të huaj: Ose kanë bërë biznes mbajtjen e qëndrimeve politike
Lajme

Gazetari reagon ndaj qëndrimit të ambasadorëve të huaj: Ose kanë bërë biznes mbajtjen e qëndrimeve politike

Ose kanë urdhër nga kancelaritë e tyre që të mbështetin një autokrat të korruptuar

Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar lidhur me qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj protestës së opozitës.

Abilekaj thotë se flasin për djegien e karrigeve para Parlamentit dhe heshtin për burgosjen e Salianjit. Ai shton se ndërkombëtarët heshtin kur kriminelët futen në Kuvend dhe deputetët shkojnë në burg.

“Ose kanë bërë biznes mbajtjen e qëndrimeve politike, ose kanë urdhër nga kancelaritë e tyre që të mbështetin një autokrat të korruptuar sa herë kapet duke vjedhur ose sa herë godet opozitën”, shkruan Abilekaj.

“Është bërë zakon që ambasadorët të flasin për pasojat dhe të heshtin për shkakun. Flasin për djegien e karrigeve para parlamentit, por heshtin për burgosjen e paligjshme të një eksponenti të opozitës, njësoj si folën për thyerjen e xhamave të Bashkisë dhe heshtën për vjedhjen monumentale të 5D, njësoj si folën për xhamat e Kryeministrisë dhe heshtën për burgosjen antikushtetuese të kryetarit të opozitës.

Ose merren me biznesin e pasurive të tundshme dhe të patundshme, ose e kanë bërë biznes mbajtjen e qëndrimeve politike, ose kanë urdhër nga kancelaritë e tyre që të mbështetin një autokrat të korruptuar sa herë kapet duke vjedhur ose sa herë godet opozitën.

Nëse do vazhdojnë të heshtin kur kriminelët futen në parlament dhe kur deputetët futen në burg, por të bërtasin kur prishen fasadat, janë vetëm zyra diplomatike të atashuara tek Kryeministria, jo miqtë e shqiptarëve të përçarë më shumë se kurrë nga Edi Rama”, thuhet në reagimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.