Gazetari replikon ashpër me ish-ministrin Manjani: Ptu, palo burrë!
Një video e shkurtër e shkëputur nga intervista e Ylli Manjanit me Adi Krastën në Syri Tv u bë virale dhe pati reagime të shumta. Në faqen e “Publik.al” u pa 271K brenda ditës. Sot botuesi i “Pamfletit” Gjergj Zefi ka bërë një replikë të fortë me ish-ministrin Ylli Manjani.
Shiko videon e Manjanit
Shkrimi i plotë
Gjergj Zefi
Ylli Manjani bën me faj shqiptarët për gjendjen e Shqipërisë në çdo dalje publike apo shkrime që publikon në ato palo rrjetet e veta.
Në daljen e fundit ku dukej sikur kishte dalë nga varri, përveç se nga pamja edhe sepse askush nuk kujtohet më për të, preku fundin.
Me fytyrën e shtrembëruar e gojën e ndyrë, ky maskara i paskrupullt pati guximin e pështyu mbi ekran. Shkeli shqiptarin e thjeshtë. Atë që ruan ende dinjitetin e punon për familjen tij. Atë që ndihet i pafuqishëm përballë maskarenjve si ai. Shau e pështyu mbi fukaranë që mezi pret ditën e rrogës për të ushqyer fëmijët, atë që ka hequr dore nga lufta sepse maskarenjtë si Ylli janë fuqizuar shumë. Atë që është në zgrip të mbijetesës.
U tha palo burra!
U tha maskarenj!
Jo o Ylli Manjani, është e kundërta! Maskara e palo burrë je ti që e pate mundësinë dhe e shite edhe Shqipërinë, edhe nderin tënd.
Maskara e palo burrë je ti që u shite si ato punonjëset e profesionit më të vjetër në botë për një karrige dhe pastaj karrigen e shite për një hu. Maskara e palo burrë je ti jo ai baba fëmijësh që pret rrogën për tu ushqyer.
Maskara e palo burrë je ti që ke abuzuar me pushtetin, me studentet e universitetit ku ke dhëne mësim, me paratë e atyre fukarenjtë që i pështyn nga ekrani se përballë nuk ta mban. Maskara e palo burrë je ti që me gjakun e atyre shqiptarëve që shan, ke bërë vilë në Palasë ku shkon e zgërlaqesh çdo verë, ke siguruar një shtëpi të Balili pasi provove Santa Quarantan ndërsa tani po pret të përfundojë super apartamenti te gradaçelat e Bashkim Ulajt te liqeni.
Ti palo burrë je bash përfaqësuesi më erëqelbur i klasës politike. Ai që i ke paratë e vjedhura, por nuk i gëzon dot. Një palo pis i përjashtuar që i duket se ia kanë fajin shqiptarët e thjeshtë pse e përzunë nga kudo.
Ptu palo burrë! Maskara! Frikacak! I pamoral! Kot e ke që përpëlitesh se ata shqiptarët e thjeshtë, që shtrëngojnë rrogën a jo, ty nuk të zgjedhin më.
*P.S: I kërkoj ndjesë publikut për përdorimin e ndonjë fjale jashtë etikës profesionale, por ky stan këtë bulmet ka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



