Gazetari rrëfen ngjarjen e trishtë nga Infektivi: Erdhi një vajzë e dëshpëruar dhe me lot në sy
Te Spitali i Infektivit në QSUT qëndrojnë tre të infektuarit me koronavirus. Zona është rrethuar dhe forcat e policisë nuk lejojnë persona të paautorizuar që të afrohen.
Gazetarët raportojnë me maska, nga një distancë e sigurtë. Ndërsa zonën pranë Infektivit, mundohen ta shmangin edhe qytetarët e thjeshtë.
Gazetari i AbcNeës ka rrefyer një ngjarje të trishtë. Ai tha se para disa minutash në ambientet e godinës kishte shkuar një vajzë e dëshpëruar dhe me lot në sy. Ajo ishte motra e një prej të infektuarve dhe i kishte sjellë vëllait disa ushqime.
“Një vajzë e dëshpëruar erdhi, unë pata mundësinë ta pyes, ajo ishte e përlotur, donte t’i sillte diçka për të ngrënë. Më tha që kam vëllain. Më pas doli një infermiere dhe mori ato gjëra që ajo donte t’ia jepte vëllait të saj. Në këtë zonë nuk ka as qytetarë, ata po bëjnë një lloj kujdesje për të mos iu afruar kësaj zone”, rrëfeu gazetari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



