E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari tallet keq pas arrestimit të ish-ministrit Beqaj :  Rama të zgjedhë mes 313-ës dhe 302-t për të bërë mbledhjet
Lajme

Gazetari tallet keq pas arrestimit të ish-ministrit Beqaj : Rama të zgjedhë mes 313-ës dhe 302-t për të bërë mbledhjet

Gjysma e kabinetit në burg

Gazetari Basir Çollaku ka folur për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Ai tha se brenda dosjes së abuzimit me fondet e Bashkimit Evropian janë të gjitha shkeljet e bëra, ndërsa shton se 4 ministra janë në arrati.

Çollaku tha se gjysma e qeverisë ndodhet në burg ndërsa gjysma tjetër pret të arrestohet nga dosjet e SPAK-ut. Ai ironizon duke thënë se Rama duhet të shkojë te 313 për të bërë mbledhjet e qeverisë.

“Kemi të bëjmë me një hetim të filluar në vitin 2023: kemi pastrim parash, abuzim me fondet, pra këtu kemi gjithçka.

Por ne konstatojmë tashmë se kjo qeveri ka katër ministra në qeli dhe zëvendëskryeministrin në arrati, pra gjysma e saj ndodhet në burg, gjysma tjetër pret të arrestohet nga dosjet e SPAK-ut.

Pra Edi Rama duhet të shkojë ose te burgu 313 ose tek 302, në varësi se kush i ka sallat më të mëdha për të bërë mbledhjet e qeverisë së tij”, u shpreh Çollaku për “Ora News”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.