E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari tregon disa lloje përgjesish ne emision: Nga çakmakët te kopsat në çantat e grave dhe tespiet me wireless
Lajme

Gazetari tregon disa lloje përgjesish ne emision: Nga çakmakët te kopsat në çantat e grave dhe tespiet me wireless

Gazetari Artan Hoxha ka treguar disa lloje përgjuesish të cilët përdoren nga organizatat kriminale.

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, Hoxha tregoi funksionet që luajnë secili nga përgjuesit dhe ka përmendur disa prej tyre, si tespitë me wireless, çelësi i BMV X-5, çakmak me audio dhe video dhe kopsat për çantat e grave.

Hoxha ka shpjeguar me detaje funksionet e secilit prej këtyre përgjuesve dhe mënyrën se si ato përdoren.

Artan Hoxha: Tespi me wireless, kjo është përdorur kryesisht në zonat për çështje të terrorizmit.

Fevziu:-Pra, është përgjues me kamerë?

Artan Hoxha: Ajo është me video dhe audio. Do të jap një tjetër element. Kjo këtu është një çelës BMË-je X-5, kjo vendoset te zyra jote ku bën mbledhje ti, ka një kartë telefoni brenda dhe i çohet një zile nga një telefon tjetër.

Fevziu:-Që nuk bie zilja…

Artan Hoxha: Zilja jo vetëm që nuk bie, por unë nga aty dëgjoj gjithë bisedat ose i regjistroj nga celulari direkt. Mund të jesh dhe në Honolulu dhe vetëm çoji zile. Kjo është për bisedën ambientale.

Fevziu:-Edhe sa kushton kjo?

Artan Hoxha: Nuk kushton shumë, po gjithë problemi i saj janë teknikat për t’u përdorur. Unë  e kam marrë nga interneti. Ky tjetri është çakmak me audio dhe video.

Fevziu:-Pra ti e lë çakmakun mbi tavolinë dhe ky të kap ty?

Artan Hoxha: Unë s’pi duhanin dihet, unë përdorja dy çakmakë, se mund ta merrte ai për ta ndezur dhe ti i thua i ka mbaruar gazi. Pastaj tjerat i ke parë, vida, gozhda…

Fevziu:-Edhe vidat janë përgjues?

Artan Hoxha: Ke edhe kopsat për në çantat e grave… Ajo filmon dhe me audio dhe video, ja dërgon sinjalin një pajisjeje tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.