Gazetarja: Alqi Bllako hodhi 1 mln € në 25 prill
Gazetarja Fatjona Mejdini tha se ish-deputeti Alqi Bllako hyri në politikë me mbështetjen e Lefter Kokës.
Sipas saj, një lidhje krushqie mes të dyve ka shërbyer si indicie, ndërkohë që vetëm në moshën 25-vjeçare ai ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministri.
Gazetarja tha gjithashtu se Bllako ka shpenzuar 1 milionë euro gjatë fushatës së 25 prillit.
“Kumbari i karrierës politike është ish-ministri Lefter Koka, me të cilin ka patur një lidhje krushqie.
Për herë të parë Bllako u pa në fushatën e Durrësit në 2013 kur Koka kandidadonte si deputet i LSI për Durrësin.
Duhet thënë që nuk vjen nga një familje pa mundësi ekonomike. I ati edhe më parë ka qenë në biznesin e ndërtimit dhe furrrat e bukës dhe prodhimin e birrrës.
Ai zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm në moshën 25 vjeçare dhe këtu në bashkëpunim me Kokën fillon dhe historia e inceneratorëve”, tha Mejdini.
Më tej, duke iu referuar fushatës së 25 Prillit, ajo tha se “mendohet që Bllako ka harxhuar rreth 1 milionë euro për të bërë fushatë në Njësinë Bashkiake numër 1 në Tiranë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



