E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja e njohur ikën papritur nga AbcNews: Byro Politike nuk ka më!
Publik News

Gazetarja e njohur ikën papritur nga AbcNews: Byro Politike nuk ka më!

Gazetarja e njohur, Juli Xhokaxhi, një prej figurave kryesore të ekranit të AbcNews është larguar nga televizioni krejt papritur.

Lajmin e ka bërë me dije vetë gazetarja përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se emisioni “Byro Politike” që ishte nën drejtimin e saj nuk do të transmetohet më.

Ndërkaq ajo shton se nuk di të japë një arsye se përse nuk do të transmetohet pasi as asaj nuk ia kanë dhënë një të tillë, duke nënkuptuar se largimi i saj ka qenë i papritur dhe jo i mirë.

“Ah se harrova. “Byro Politike” nuk ka më. Një hall me pak. Arsyet nuk i di…se nuk mi tha njeri”, shkruan Xhokaxhi.

AbcNews javët e fundit ka bërë ndryshime të mëdha, pasi në të do të shfaqen figura të njohura që kanë pasur peshë të rëndësishme në televizione rivale. Nga këto ndryshime si duket do të ketë edhe largime nga televizioni.

Siç është bërë e ditur edhe gazetari Baton Haxhiu është një prej figurave që do t’i bashkohet televizionit me një emision politik.

118909822_370386177686571_8188617841126907693_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.