E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja e pyet për shëndetin, Rama: Më dhemb shumë mesi
Lajme

Gazetarja e pyet për shëndetin, Rama: Më dhemb shumë mesi

Kryeministri Rama më herët në emisionin “Open” tha se fatmirësisht është mirë, pavarësisht dhimbjes së vashzueshme me mesin.

Si çdo njeri dhe kryeministri e pranoi se frika e infektimit ekziston, por ai vetë ruhet çdo ditë.

E pyetur nga gazetarja Eni Vasili se a do ishte në duar të sigurta në spitalet publike apo so ikte jashtë-shtetit në rast infektimi, Rama tha se spitalet tona nuk kanë asgjë mangut nga spitalet në Europë.

Vasili: Si je? Pasi kjo pyetje është pyetja kryesore që bëhet sot?

Rama: Përveç problemit tim që shkon e vjen me mesin, çdo gjë është në rregull. Ju falenderoj që treguat realitetin në spitale, sepse ka nga ata që shpifin dhe tregojnë një realitet tjetër nga ai që është në të vërtetë.

Vasili: Keni frikë se mund të prekeni me Covid-19?

Rama: Gjëja e parë që mendoj është të mos dëmtoj njerëzit afër meje, familjen apo ata me të cilët punoj. Tani frikë ka çdo njeri, por duhet të mbrohemi me maskë me distancë me higjienë personale.

Vasili: Do ishin në duar të sigurta te mjekët e Shefqet Ndroqit apo të një spitali tjetër publik në Shqipëri, apo diku tjetër jashtë?

Rama: Shiko, në spitalet tona Covid nuk mungon asgjë që e kanë spitalet në Europë. Ilaçet apo aparaturat. Mjekët janë absolutisht në nivelin e duhur. Silva Bino la veten në dorë të këtyre mjekëve. Në fakt kjo sëmundje nuk është 100% në dorën e mjekëve. Por sigurisht kur vetë mjekët kurohen këtu…

Ditën e djeshme mjeku pneumolog Arjan Mezini tha se në spitalet Covid duhet 1 pacient në 1 dhomë në mënyrë që të ulet ngarkesa virale.

Sot në “open” Rama duke iu përgjigjur deklaratës së mjekut, tha se ai flet kot pasi puna organizative nuk është puna e tij.

Me fjalë disi fyese, Rama e quajti mjekun Mezini si një trajner të pavlerësuar futbolli që flet broçkulla pasi në asnjë spital nuk ndiqet praktika që ai përmendi.

Rama: Ky mua më duket si një trajner futbolli i pavlerësuar i Realit të Madridit. Ky flet kot, nuk është puna e tij organizative. Unë po flas për atë që ai flet jashtë ekspertizës së vetë. Nuk është menaxher spitalesh. Nuk është aty për të dhënë mend si të bëhet puna organizative.

Vasili: Po flet si mjek

Rama: Ai mund të flasi si mjek për specialitetin e tij, jo të japë mend kot. Ato që thotë ai janë pa lidhje se po të shohim se si bëhet në Francë e vende të tjera, nuk na rezulton se një pacinet ka një dhomë. Hollanda çon pacintë nga vetja në landet e Gjermanisë se nuk ka vend në spitalet e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.