E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja: Erdhi edhe te kopshti i djalit tim, e solli një zonjë që..
Publik News

Gazetarja: Erdhi edhe te kopshti i djalit tim, e solli një zonjë që..

Një formular është shpërndahet në kopshtet e fëmijëve në Tiranë, ku nëna dhe babai në formular janë futur në kllapa, për t’u zëvendësuar me fjalët prindi 1 dhe prindi 2.

Gazetarja e njohur, Ermelinda Hoxhaj, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” ku tregoi se e ka parë nga afër formularin, pasi ka shkuar edhe te kopshti i djalit të saj.

“Formulari erdhi në kopshtin e djalit tim. Unë zonjës që e solli atë i thashë se si prind refuzoj ti përgjigjem kësaj. Unë jam nëna. E ka sjellë një zonjë, që tha se është mjeke dhe donte të bënte një test për shëndetin mendor të fëmijëve. Janë institucione publike që kanë përgjegjësi. Ajo kishte marrë një leje që të hynte në rrethinën e kopshtit ku ua shpërndau prindërve. Në fillim të formularit ishte e shkruar ASEO. Pasi kam mbyllur komunikim me zonjën, ajo më tha mund ta merrni me vete dhe ta shikoni në shtëpi e ta sillni nesër. Por sapo pashë formularin dhe më ra në sy prindi 1 dhe prindi 2, e unë refuzova ta plotësoj”, tregoi gazetarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.