E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja Lala: Bandat i kanë të ndara zonat…
Publik News

Gazetarja Lala: Bandat i kanë të ndara zonat…

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë sot se atentatorët e vrasjes së dyfishtë në Laç, ku mbetën të vdekur biznesmeni Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, kishin informacione të sakta dhe se nuk ishin vrasës amatorë.

Ajo tha në studion e Fevziut se vrasësit kishin informacione për policinë, makinat e patrullës dhe për biznesmenin Paulin Gjergji Marku, kjo pasi bandat janë ato që kontrollojnë zonat dhe i kanë territoret e ndara.

“A do shkojë dot policia deri tek urdhëruesi i vrasjes? Ata kanë zgjedhur një zonë ku policia do të ishte inekzistente. Pasi zonat janë të ndara, kontrollohen nga bandat. Territori kontrollohet nga bandat. I kanë të ndara territoret. Aty ata e konsideronin veten të sigurt. Pala atentatore ka patur informacion të detajuar. Vrasësit kanë pasur medoemos informacione për policinë, kanë pasur informacion për patrullën e policisë, sa policë ka pasur, ka patur informacione për biznesmenin Marku, për makinën e blinduar pasi ai është qëlluar me plumba blindshpues. Se po të mos kishin informacione do kishin bërë masakër atje. Mund të kishin vrarë banakierin, kamarierin”, tha Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.