Gazetarja Lala: Në shkallën e dytë të vettingut do shohim çudira
E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, gazetarja Klodiana Lala ka folur për vettingun në politikë dhe prapaskenat e këtij procesi. Lala theksoi se edhe ata persona që kaluan Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk është e sigurtë nëse janë plotësisht të pastër, ndërsa ka paralajmëruar skandale të tjera në procesin e dytë të vettingut. Lala u shpreh: Në shkallën e dytë të vettingut mund të shikojmë çudira. Edhe ata që janë konfirmuar nga KPK-ja nuk janë ende të sigurtë nëse do kalojnë në KPA”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



