E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja një ditë pas tragjedisë: Plazhi i Potamit dhe Himarës janë braktisur totalisht në shenjë revolte
Lajme

Gazetarja një ditë pas tragjedisë: Plazhi i Potamit dhe Himarës janë braktisur totalisht në shenjë revolte

Lule e kukulla e vajzës në vendin ku u nxor e pajetë nga deti

Gazetarja Ola Bruko ka raportuar nga plazhi i Potamit për ngjaren tragjike që ndodhi një ditë më parë, ku shefi i policisë Arjan Tase goditi me skaf për vdekje vogëlushen 7 vjeçare, vajza e familjes Avdia.

1

Ajo ka treguar se në shezlongët ku po pushonte kjo familje janë ende sendet e tyre personale, teksa në vendin ku u nxorr trupi i pajetë i të miturës janë vendosur sot lule dhe një kukull e saj.

Sipas gazetares, plazhi i Potamit nga dje dhe sot është braktisur, në shenjë revolte për atë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik më 2 gusht.

2

Ndërsa e njëjta braktisje tha Bruko vihet re në gjithë bregdetin e Himarës.

Rrëfimi i saj për News24 nga plazhi i Potamit ku po pushon:

“Këtu është vendi ku ky engjëll i vogël u nxor i pajetë nga deti ndaj dhe këtu janë vendosur lule. Ende në vendin ku pushonin prindërit ndodhen sendet e tyre personale.
Plazhi i Potamit është thuajse i braktisur totalisht e kjo është shenjë revolte për atë që ndodhi një ngjarje tragjike, një vajzë e mitur që po luante në breg të detit i merret jeta, ngjarja trondit këdo, këtë dhimbje që ndiejnë ata të mjerët prindër sot mund ta kuptojnë më së miri vetëm një prind.

I giithë bregdeti i Himarës, është reale kjo që po ju them, është në zi, cdokush flet vetëm për këtë ngjarje. Të gjithë janë me lot në sy dhe të tmerruar, nënat kanë mbajtur fëmijët pranë vetes dhe nuk i kane lejuar te lahen shume ne det.

Askush nuk ka vënë gjumë në sy, ata që mundën të flenë kanë fjetur me makthe që nesër mund t’u ndodhë fëmijëve të tyre.

Si gjithmonë pas këtyre ngjarjeve merren masa e bllokohen skafe e gomone, këtë nuk e kam parë ende në vendin ku unë po pushoj, një gomone është e parkuar diku atje, më tej një tjetër.

Ajo që mund të vë re në Potam është një braktisje totale e kjo mund të duket qartë përmes këtyre pamjeve. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në bregdetin e Himarës që është shumë pranë plazhit të Potamit që janë të tmerruar për atë që mund t’u ndodhë nesër fëmijëve të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.