E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja nxjerr mesazhet që i dërgonte mjeku përndjekës
Showbiz

Gazetarja nxjerr mesazhet që i dërgonte mjeku përndjekës

“Kam lekë, jam burri ideal për ty”

Gazetarja sportive Albana Bejko ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj të përndjekjes nga mjeku kosovar Behar Kamberi. Ajo tha se përndjekja kishte nisur më shumë se një vit më parë dhe se situata u bë aq e rëndë, sa u detyrua të kërkonte ndërhyrjen e institucioneve.

Pas denoncimit të saj, autoritetet ndërhynë dhe mjeku u arrestua. Në rrëfimin e gjatë që dha, Albana publikoi disa mesazhe kërcënuese dhe ngacmuese që ai i dërgonte vazhdimisht:

“Përshëndetje Albanë nga Behari. Unë jam burrë ideal për ty. Jam doktor intelektual, gentleman, i bukur dhe i sinqertë. Ne të dy gjithnjë kemi komunikuar dhe do të komunikojmë mirë dhe shëndetshëm. Kam gjendje të mirë financiare dhe shëtis botën. Këto janë tiparet që përmbush kështu që mos hezito më. Por eja martohemi dhe jetojmë së bashku në një banesë këtu në Prishtinë, por edhe në Tiranë. Ku ti përsëris krejt gjërat ke me i pas dhe me i çu në vend, asgjë s’ka për të munguar. Ti do vazhdosh të punosh si tani. Albanë më merr në konsideratë kur unë jam mashkull ideal që të bëj propozimpër martesë. Pres reflektim nga ti.”

“Përshëndetje. Tashmë pasi që ne po njihemi që një kohë të gjatë dhe kështu kemi biseduar live kohë pas kohe, kemi bërë foto, kemi biseduar në telefon dhe të kam shkruar në email. Unë kam një ftesë për kafe me ty. Me qellim që të vazhdojmë komunikimin dhe të diskutojmë për së rrafshi në tavolinë. Pasi që edhe ti ma ke konfirmuar kërkesën që na dy të pimë kafe së bashku. Me rëndësi është që edhe ti me qenë e kënaqur dhe me ndje veten tande mirë. Kur të konvenon dhe kur është mirë për ju. Jam në pritje, më lajmëro. Behari, Albana, më të mirat.”

“Përshëndetje Albana nga Behari. Është kënaqësi që u takova mbrëmë dhe u njoha për së afërmi me ty. Nderimi im është që bëra foto me ty. Shumë jam i lumtur që fola me ty dhe të çmoj shumë, moj vajza më e bukur e Shqipërisë. Dhe shpresoj që së shpejti të shihemi dhe të pimë edhe nga një kafe. Të ftoj me ardh në Prishtinë. Ti gjithmonë më ke pëlqyer si person dhe besoj që do të kemi të mira. Me respekt nga Behari. Të dua shumë Albana.”

Bejko shkroi se një nga momentet më të frikshëm ishte kur në ambientet ku ajo punon, mjeku iu afrua dhe i kërkoi të pinin kafe sëbashku. “Në atë moment reagimi ishte instinktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh dhe unë më pas telefonova policinë”, rrëfeu ajo.

Gazetarja theksoi se publikimi i historisë së saj bëhet për të inkurajuar edhe gra të tjera që përballen me raste të ngjashme që “të mos heshtin dhe të kërkojnë mbrojtje nga ligji.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.