Gazetarja përplaset me ministrin Lleshaj: Kompleksi i Hajrajve u ndërtua brenda ditës?
Lleshaj u pyet nga gazetarja Anila Hoxha e cila është e ftuar në panel se përse ky operacion ka nisur kaq vonë dhe ku është emergjenca?
Hoxha: Përse u kujtuat kaq vonë kur edhe strukturat janë. Ku qëndron emergjenca, çfarë duhet të dimë? Në dokument thuhet “qëllimi i aktit ndërhyrje emergjente” dhe përse në Shijak.
Lleshi: Përse në Shijak?
Hoxha: Mua më duket se po shikoj një film aksion që ka tre dit që zgjat dhe pak nga pak po kalojmë në telenovelë.
Lleshaj: Unë nuk jam shumë i shkathët në media:
Hoxha: Do mësohesh
Lleshaj: Kudo që ta kishim nisur do ishte bërë kjo pyetje, do ishte legjitime. Në Shijak kishim një ngjarje që kishte ndodhur ato dit që kishte kaluar ligji. Kishim një rrëmbim. U pa që autorët kishin përdorur një super resort.
Hoxhaj: Kompleksi mbiu nga shiu, brenda ditës duhet të jetë ndërtuar?!
Lleshaj: Është një rast i proceduar i hetuar, persona të dënuar, por tani u kapën në një situatë të pakundërshtueshme të një krimi makabër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



