E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja vritet nga të shtënat me armë zjarri, 25-vjeçarja u thirr nga redaktori për të raportuar,
Lajme

Gazetarja vritet nga të shtënat me armë zjarri, 25-vjeçarja u thirr nga redaktori për të raportuar,

Një gazetarë është vrarë mëngjesin e të shtunës nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Virxhinia.

Gazetarja Sierra Jenkins, 25 vjeçe ishte një nga dy viktimat që u qëlluan për vdekje.

Siç raportojnë mediat lokale në Amerikë, e shtuna do të ishte një ditë punë e Jenkins për të mbuluar lajmet e fundit për gazetën. Por kur redaktori i saj e thirri për të raportuar pikërisht për të shtënat, ajo nuk mund të kontaktohej.

Jenkins kishte qenë në Chicho’s Pizza Backstage me shoqen e saj ndërsa restoranti po mbyllej kur filloi një debat jashtë, që degjeneroi në të shtënat me armë.

Ajo u qëllua me armë dhe më vonë u shpall e vdekur në Spitalin e Përgjithshëm Sentara Norfolk.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.