E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja zbulon si u prish miqësia mes Dukës dhe Martinajt: Grupi i Ervisit i rrëmbyen babanë dhe e keqtrajtuan duke ia treguar live
Lajme

Gazetarja zbulon si u prish miqësia mes Dukës dhe Martinajt: Grupi i Ervisit i rrëmbyen babanë dhe e keqtrajtuan duke ia treguar live

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me armiqësitë e grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Leonard Dukës.

Leonard-Duka-770x434

Leonard Duka u arrestua sot në Belgjikë për përfshirje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019, që ishte pjesë e grupit të Martinajt.

E ftuar në emisionin “Open” në News 24, gazetarja Glidona Daci ka deklaruar se fillimisht Martinaj dhe Duka ishin bashkëpunëtorë dhe miq, deri në momentin që pjesëtarë të grupit të Ervis Martinajt rrëmbyen babanë e Leonard Dukës dhe e keqtrajtuan duke ia treguar live.

Ky sipas gazetares ishte momenti që Duka u betua për hakmarrje dhe nisi përgatitjet kundër grupit të Martinajt.

“Leonard Duka lëvizte mes Shqipërisë e Belgjikës dhe vende të tjera në BE, por kohët e fundit pas zhdukjes së Martinajt, kishte lëvizur jashtë vendit ehe për të zhbërë atë që mendohej se ishte një nga njerëzit më të dyshuar për atentatet për njerëzit afër Martinaj.

Pas krisjes së marrëdhënieve, njerëz pranë Martianj rrëmbyen babanë e Dukës dhe e keqtrajtuan duke ia treguar live, ky ishte edhe momenti ku ai u betua për hakmarrje.

Kishte një punonjës IT që i jepte të dhëna në lidhje me lëvizjet e Martinaj.

Dukët janë marrë me lojëra fati dhe trafik narkotikësh, por bashkëpunimi për lojërat e fatit ishte njohja me Martinaj.

Duka ka qenë truri për vrasjen e Santiago Malkos dhe ekzekutime të tjera”, ka deklaruar ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.