E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi: Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë avokat
Publik News

Gazment Bardhi: Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë avokat

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj iu përgjigj akuzave të Presidentit Meta në një konferencë për shtyp. Me një shënim në facebook, Bardhi shkruan se provat e paraqitura nga Presidenti, ku Gjonaj akuzohet si bashkëfajtore në atë që Meta e quan grushti i shtetit për kapjen e Kushtetutës, janë të pakundërshtueshme.

Sipas Bardhit, Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë, ndërsa shton se ky është një test i rëndësishëm për SPAK-un.

Postimi i plotë:

Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese.

Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.