Gazment Bardhi nxjerr videon: Ja si gënjeu Edi Rama
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Rama për ish agjentin e FBI, McGonigal, që siç thotë deputeti demokrat tregojnë se kryeministri është në panik.
Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se të vërtetën Rama e ka në vendimin e drejtësisë amerikane, që e përmend në takimin që ka pasur me ish-zyrtarin e lartë të FBI, tashmë nën hetim për lidhje me interesat ruse.
Sipas Bardhit, McGonigal është paguar nga Rama për të goditur kundërshtarët politikë.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Boll u fshehe me përdridhje dhe gënjeshtra! Të vërtetën e ke në vendimin e drejtësisë amerikane. 👇
Ndërmjetësi yt pagojë 225 mijë dollarë, mori informacione të rreme nga zyra jote dhe zyrtari i korruptuar i FBI, i lidhur me interesa ruse, u përdor për të goditur e sajuar rrethana nga kundërshtarët e tu politikë. Ky quhet korrupsion dhe pastrim parash. Nuk e fsheh dot të vërtetën, siç je fshehur vetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



