E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi-Ramës: Përpara një jave thoshe “nuk jemi të kërcënuar”
Publik News

Gazment Bardhi-Ramës: Përpara një jave thoshe “nuk jemi të kërcënuar”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ironizon kryeministrin Edi Rama pas deklaratave se situata nga koronavirusi duhet parë si luftë.

Bardhi shkruan se vetëm një javë më parë Rama thoshte se Shqipëria nuk është e kërcënuar nga virusi Covid-19.

“Sot bërtet luftë, luftë, luftë…..por përpara një jave thoshte nuk jemi të kërcënuar! Mirë që u zgjua nga gjumi dhe e kuptoi situatën! #kryeministëriskaduar”, shkruan Bardhi teksa poston edhe këtë video se si kanë evoluar deklaratat e Ramës lidhur me koronavirusin në një javë kohë.

***
Kryeministri Rama thotë se masat e marra nga qeveria për përballimin e koronavirusit, janë e vetmja rrugë për t’u përballur me këtë armik.

Duke folur në një lidhje direkte me gazetaren Eni Vasili, Rama tha se kur ai shprehej se jemi në luftë me koronavirusin, shumë i thonin ç’i ke këto fjalë.

“Masat e marra, a janë pak të rrepta?”, pyeti Eni Vasili.

“Kur unë thashë që jemi në luftë, shumë thanë që kjo nuk është luftë, por një sëmundje kalimtare. Sot presidenti i Francës flet për luftë, Merkel flet për luftë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës flet për luftë. Jemi nëluftë dhe vetëm masat shtrënguese janë e vetmja rrugë për t’u përballur me këtë armik”, u përgjigj Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.