Në komisionin parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Gëllçi po pyetet për lirinë e kërcënuar të gazetarëve në televizionin publik dhe çështje të tjera.
Gëllçi, që është edhe një mik i ngushtë i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, para disa ditësh qe në disa tituj lajmesh për një gjobë që i kishte vendosur gazetares së TVSH-së, Anduena Llabani, pasi ajo foli për mikun e ngushtë të tij te ‘Ora News’.
Por po kështu RTSH-ja së fundmi ka ndërmarrë edhe një nismë jo të zakonshme, për t’i kaluar të gjithë gazetarët në test. Burimet njerëzore të radiotelevizionit dyshojnë se e gjitha kjo bëhet për të legjitimuar shkarkimet.




