Gent Cakaj iu paska thënë gazetarëve “Ju merreni me kë bashkëjetoj unë dhe kjo quhet cenim i dinjitetit tim”. O çun! Nëse je bërë ministër vetëm se bashkëjeton me vajzën e adoptuar të Edi Ramës, ti e ke shkel vetë dinjitetin tënd. Tjetra, kur bëhesh person publik, vetvetiu ke dorëzuar pak nga jeta private.
Mirëpo këta edhe hypin pa meritë ministra, pa lidhje, pa kontribute, po edhe duan që të mos ua përmendin. Është çështje shtetnore politika e jashtme, është pronë e shtetit shqiptar dhe nëse bëhesh ministër vetëm pse fle me një familjar të kryeministrit, gazetarët kanë të drejtë ta përmendin ketë fakt sepse ministria është çështje publike. Nuk mund të trajtohet si private, pavarësisht se nga mënyra se si është bërë ky ministër i është krijuar mendimi se ministria është thjesht një dhomë në shtëpinë “Rama” në Surrel.
Shqiptarët duhet ta dinë se ministra të shtetit emërohen njerëz të familjes së Ramës dhe gruas së tij. Pse të mos e dinë? Pse qenka cenim dinjiteti që shqiptarët ta dinë ketë dhe nuk qenka cenim i dinjitetit të shtetit të bëhesh ministër vetëm pse je dhëndër kollovar i Edi dhe Linda Ramës? Na shtiren edhe si të prekur në sedër pse ua përmendin të vërtetat.



