E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gent Gazheli, miku i  kryeministrit në ‘llokmën’ e Doganave
Publik News

Gent Gazheli, miku i kryeministrit në ‘llokmën’ e Doganave

Kryeministri Edi Rama ka gjetur “ujkun” e Doganave. Gent Gazheli është pikërisht rasti, kur “ujkut i varen mëlçitë në qafë”.

Ish-drejtori i dështuar i Parandalimit të Pastrimit të Parave, i cili përfundoi ambasador në Turqi, për tu shoqëruar nga një tjetër skandal, në lidhje me fëmijët shqiptarë që ndodheshin në kampet e Sirisë.

Gent Gazheli, pasi dështoi në mënyrë spektakolare tek Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, detyrë të cilën e mori me ardhjen e Rilindjes në pushtet, u zhduk në Turqi ca  kohë, që të shpëtonte imazhin e tij dhe më pas u kthye në Tiranë, duke u bërë drejtori i Albpetrol. Një institucion që ka pasur dështime dhe vetëm dështime të pandalshme, që nga dita që Gazheli ka qënë në krye të saj.

Kur “ujkut” i varen mëlçitë në qafë nuk është vetëm rasti i Doganave, por edhe i Albpetrolit, me tenderat skandalozë dhe akuzat e pandalshme ndaj institucionit që ai drejtonte. Tashmë si një militant partie, si ish-financieri i partisë që qarkullonte milionat e fushatave, do të duhet të shkojë në dogana, të mbushë thasët, t’i çojë te partia apo t’i hedhë mbi kurrizin e tij dhe t’i çojë në shtëpi.

Gent Gazheli është “ujku” që i varen mëlçitë në qafë, është rasti më skandaloz në 30 vite, i emërimit të një personi të dështuar pa ndalim. Një zyrtari të korruptuar të shtetit, të përfshirë në një mijë e një bëma dhe gjëma, që tashmë do të mbajë detyrë të rëndësishme.

Gent Gazheli është “ujku” me mëlçitë në qafë, në krye të Doganave Shqiptare.

Pasi “hëngri mëlçitë” në PS, shkoi dhe “hëngri mëlçitë” tek Pastrimi i Parave, “hëngri” edhe ato të Turqisë, se ishte i pangopur, pasi i futi edhe ca “mëlçi” të tjera në Albpetrol, tani ka ngelur si “ujk” i vjetër, të “hajë” edhe “mëlçitë” e doganave./cna

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.