E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gent Strazimiri: S’është më konflikt me Presidentin, ka folur Berlini!
Politikë

Gent Strazimiri: S’është më konflikt me Presidentin, ka folur Berlini!

Vendimi i presidentit të Republikës Ilir Meta për çdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale në vend, është komentuar edhe nga ish deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri shprehet se, ajo që qeveria ka përgatitur për 30 qershor nuk janë zgjedhje, siç e përcakton edhe kushtetuta, pasi në garë kishte vetëm një forcë politike.

Më tej, ish deputeti demokrat citon edhe reagimin e grupit parlamentar CDU/CSU shton se, “problemi nuk ka qenë kurrë “data”, as “Kushtetuta”, e aq më pak “integrimi”! Problemi i “Qeverisë 339” është 1 dhe i vetëm: Si të vazhdojë të grabisë duke i shpëtuar burgut!”.

Postimi i plotë i Strazimirit:

MAFIA dhe LIRIA nuk bashkëjetojnë dot, njëra duhet të zhduket që të jetojë tjetra!

“30 qershori” nuk prekej, sepse në bazë të Kushtetutës e kishte dekretuar Presidenti i Republikës, dhe për më tepër nga ajo datë varej “integrimi në BE”!
– Presidenti i Republikës e çdekretoi dje datën, duke argumentuar se ajo që qeveria ka përgatitur për “30 qershorin” nuk janë “ZGJEDHJE” siç e përcakton dhe e kërkon Kushtetuta, për shkak se s’ke ç’të zgjedhës kur ka vetëm 1 kandidaturë…s’ka garë!
– BE, gjithashtu përshendet vendimin dhe arsyetimin e Presidentit të Republikës, dhe thekson se “nëse aspironi antarësim në BE, nuk quhen ZGJEDHJE nëse s’ka garë”…
Të dyja “arsyet” e mosarsyes kanë rënë, por “Qeveria 339”, vazhdon të përbetohet për “30 qershorin”!!! A e dini pse?
Sepse problemi nuk ka qenë kurrë “data”, as “Kushtetuta”, e aq më pak “integrimi”!
Problemi i “Qeverisë 339” është 1 dhe i vetëm: Si të vazhdojë të grabisë duke i shpëtuar burgut! KAQ!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.